Gjermani – Scholz gati për votëbesimin para Krishtilindjeve!

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur gatishmërinë per tu perballur me votëbesimin në parlament përpara Krishtlindjeve.

Vendimi mund t’i hapë rrugën për zgjedhje te parakohshme pas rënies së koalicionit qeverisës .

“Nuk është aspak problem për mua që të kerkoj një votëbesim përpara Krishtlindjeve nëse të gjithë janë dakord”, tha Scholz.

Scholz fillimisht e kishte planifikuar mocionin për mw 15 janar. Ai hodhi poshtë zërat se orkestroi prishjen e koalicionit të tij qeverisës .

“Një lojë po luhej ndërsa koalicioni u përça. Unë nuk e provokova atë. Pa përpjekjet e mia të përsëritura për të arritur bashkëpunimin dhe kompromisin, qeveria nuk do të kishte patur kete jetegjatesi. Ajo as nuk do të ishte formuar”, tha Scholz. 

Kriza e koalicionit, që vjen pas mosmarrëveshjeve mbi politikën ekonomike, u përshkallëzua  kur Scholz shkarkoi ministrin e financave Christian Lindner të Demokratëve të Lirë.

Nese Scholz humb ne parlament ,presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të ketë 21 ditë kohë për të shpërndarë Bundestagun dhe zgjedhjet duhet te zhvillohen brenda 60 ditëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share