Humbja e Barcelonës ndaj Real Sociedadit duket se iu ka kushtuar atyre më shumë se sa vetëm tri pikë, pasi golashënuesi i tyre më i mirë dhe lojtari i tyre më kreativ kanë mbetur të lënduar.
Blaugranasit kanë konfirmuar se Robert Lewandowski ka një problem me shpinë, teksa Lamine Yamal po vuan nga një lëndim në kyçin e këmbës.
Sulmuesi polak nuk do të udhëtojë me kombëtaren, pasi pësoi një goditje në shpinë gjatë ndeshjes kundër Real Sociedadit.
Për këtë arsye, Lewandowski pritet të mbetet jashtë fushave për 10 ditë, kanë raportuar nga klubi.
Lamine Yamal do të mbetet jashtë fushave për dy deri në tri javë, pasi po ballafaqohet me një problem në kyçin e këmbës.
Ai gjithashtu pritet që të mos aktivizohet me Spanjën në dy ndeshjet që do t’i luajnë ndaj Danimarkës dhe Zvicrës në Ligën e Kombeve.
Megjithatë, Lewandowski duhet të rikthehet në kohë për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës e cila do të jetë në udhëtim ndaj Celta Vigos.
Ka më shumë shqetësime për gjendjen e Yamal, pasi ai mund të humbas përveç asaj ndeshje edhe duelin ndaj Brestit në Lgiën e Kampionëve si dhe atë në shtëpi ndaj Las Palmas, varësisht se si shkon procesi i rikuperimit./Telegrafi/