Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte nis përgatitjet për sfidat e nëntorit

Përfaqësuesja  e Maqedonisë së Veriut në futboll sot është grumbulluar në Shkup për dy ndeshjet që do ti zhvillojë këtë muaj ndaj Letonisë dhe Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton Telegrafi.

Të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski i janë përgjigjur ftesës, ndërsa për herë të parë me përfaqësuesen Ajanë edhe Behar Feta dhe portieri Marko Alçevski, ndërsa pas një kohe ftesë ka marrë edhe Sefer Emini, futbollist ky që po kalon një fzë të mrekullueshme në kampionatin e Danimarkës.

Stërvitjen e parë Maqedonia e Veriut do ta ketë sonte në fushën “Petar Milloshevski” në FFM-së. Ndeshjen e parë përfaqësuesja e vendit tonë e luan ndaj Letonisë me 14 nëntor në arenën “Todor Proeski”, ndërsa tre ditë më vonë është nikoqire e Ishujve Faroe. /Telegrafi /
Lexo gjithashtu
Total
0
Share