Lideri i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar protestë të fuqishme rreth Parlamentit javën e ardhshme, ditën kur do të bëhet miratimi i projektbuxhetit.
Sali Berisha, Kryetar i PD: Do të diskutohet data dhe do të njoftohet, por protestat janë tani dhe është ligji ynë protesta, mosbindja civile se s’janë protesta tani.
Berisha tha se mosbindja civile mbetet leva e Arkimedit për rikthimin e votës së lirë.
Sali Berisha, Kryetar i PD: Jemi të përcaktuar qartë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ndaj dhe do luftojmë me çdo mjet të mosbindjes civile për qeveri teknike.
Rama paralajmëroi se me rikthimin e tij në pushtet rroga minimale do të jetë 500 Euro për çdo të punësuar ndërsa ajo mesatare në 1200 Euro.
Sali Berisha, Kryetar i PD: Ne jemi përcaktuar për vendosjen me urgjencë të minimumit jetik prej 200 Eurosh për çdo shqiptar. Ne jemi përcaktuar për vendosjen sa më shpejt të rrogës minimale 500 Euro për çdo të punësuar. Avancimin në rrogën mesatare në 1200 Euro. Jo rritje të rrogave të larta, përkundrazi ta harrojë kush se do marrë 7 mijë Euro siç merr sot organizata kriminale e skapistëve.
Klan News