Në Maqedoninë e Veriut, brenda një vit inga ajri I ndotur vdesin rreth 3.400 njerëz, që paraqet 17 deri 19% të vdekshmërisë së përgjithshme. Burimet kryesore të ndotjes janë ngrohja e amvisërive dhe pbjekteve publike, trafiku e të ngjashme.
Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se ajri I ndotur ka efekte serioze ndaj shëndetit duke shkaktuar sëmundje të frymëmarrjes dhe sëmundje kardiovaskulare.
“Edhe pse kjo vdekshmëri e vlerësuar ishte në rënie deri në shfaqjen e pandemisë së Covid-it, ne përsëri kishim një vdekshmëri jashtëzakonisht të lartë për shkak të virusit, që do të thotë se vdekshmëria u rrit me 30% më saktësisht për shkak të shkallës së lartë të ekspozimit të mëparshëm ndaj ajrit të ndotur”
Ndotja me grimcat PM2.5 në ajrin Ambiental është e njëjtë gjatë verës dhe dimrit, por gjatë periudhës së dimrit koncentrimi I grimcave në ambiente të jashtme është më I madh – tha Rektori I Universitetit “Goce Dellçev”, Dejan Mirakovski, gjatë prezantimit të projektit “Përballja me ajrin e ndotur” që zbatohet nga UNDP-ja, e ku u prezantuan rezultatet e cilësisë së ajrit të brendshëm në Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.
“Sipas mesatares I tejkalojmë rekomandimet e OBSH-së thuajse për dy herë kështu që është e domosdoshme të ndërmerren masa që do të ndikonin që kushtet nëpër shkolla dhe cerdhe të jenë të shëndetshme dhe të sigurta. Në përgjithësi ne thithim ajër të ndotur edhe brenda edhe jashtë” – tha Rektori I Universitetit “Goce Dellçev”, Dejan Mirakovski
Gjatë dy ditëve të kaluara, sipas matjeve nga IQAir, Shkupi u gjet në mesin e 10-të qyteteve më të ndotura në botë.
Kanë reaguar nga LSDM-ja, ku sipas tyre, as Kryebashkiakët e VMRO-DPMNE-së e as Qeveria Mickoski nuk po ndërmarrin asgjë për këtë problem serioz.
“Premtuan shumë, kurse nuk realizuan asgjë, deri tani nuk ka asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ku janë sipërfaqet e reja të gjelbërta që i premtuan? S`ka as drunj e as gjelbërime. Nuk pastrohen deponitë, rrugët dhe nuk shohim asnjë projekt ekologgjik e as që ka masa afatgjate për uljen e ndotjes në Shkup. VMRO-DPMNE-ja nuk guxon ta injorojë këtë çështje të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve dhe duhet që menjëherë të ndërmarrë masa kundër ndotjes” – thonë nga LSDM.
OBSH-ja ka paralajmëruar se një numër I madh I njerëzve në Ballkan dhe Evropën Lindore thithin ajër që për disa herë tejkalon nivelin e ndotjes. /tvklan.mk/