Pacolli i hap Kosovës dyert për Tesla dhe SpaceX, jep detaje për takimin me Elon Musk

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ndarë sot një njoftim që mund të transformojë rrënjësisht perspektivat ekonomike të Kosovës.

Pas një takimi të veçantë javën e kaluar me vizionarin dhe liderin teknologjik të kohës, Elon Musk, Pacolli ka paralajmëruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë më të mëdha, të Musk, duke përfshirë Tesla dhe SpaceX, transmeton klankosova.tv.

Kjo në mënyrë që të hapen rrugë të reja për Kosovën në hartën globale të teknologjisë.

“Ky nuk është vetëm një moment historik personal”, deklaroi Pacolli, “por një hap konkret drejt krijimit të Kosovës si një qendër tërheqëse për investitorë të mëdhenj ndërkombëtarë”.

Takimi me Elon Musk ka nxitur premtimin për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe kompanive inovative globale, duke hapur mundësi të reja për investime dhe zhvillim.

Pacolli theksoi se Kosova ka ambicie të mëdha dhe është e gatshme të bëhet një qendër inovative që i përket një tregu të avancuar global.

Sipas tij, vendi mund të përfitojë nga fuqia e Musk në teknologji dhe tërheqjen e tij për përparimin e projekteve të reja përmes investimeve dhe eksperiencës ndërkombëtare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share