Moska mohon telefonatën Trump – Putin: Lajm i rremë dhe trillim

Kremlini mohon se Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trumpin, të dielën.

Lajmi u publikua dje nga media amerikane Uashington Post, që citonte burime pranë presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, e quajti atë “lajm të rremë“dhe “trillim“ dhe tha se nuk ka patur asnjë bisedë mes Trumpit dhe Putinit.

Uashington Post shkroi se Trump i kishte kërkuar Putinit të mos e përshkallëzonte luftën në Ukrainë dhe se kishte premtuar se do të gjente zgjidhje për t’i dhënë fund luftës brenda një dite.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share