Afër 600 milionë herë u shikua Instagrami i Big Brother VIP Kosova 3

Nuk ka as një muaj që kur spektakli më i madh në vend, Big Brother VIP Kosova ka nisur, por ka marrë zemrat e shqiptarëve anë e mbanë globit.

Këtë e dëshmon edhe shikueshmëria në rrjetet sociale të këtij spektakli.

Ishte prezantuesi i formatit madhështor, Alaudin Hamiti, ai që ndau statistikat me publikun.

Janë mbi 588 milionë shikime vetëm në Instagram në 30 ditët e fundit, e miliona të tjerë në platformat digjitale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share