PLD-ja NË PUSHTET APO OPOZITË?!
Këshilli nismëtar për thrrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm partiak, gjatë një takimi në Kisella Vodë të Shkupit, kanë drejtuar akuza në adresë të udhëheqësisë së PLD-së, për shkak të kyçjes në partinë në pushtet, sic thanë, pa u dëgjuar zëri I anëtarëve të kësaj partie.
“Në vend që partia të përgatitet për paraqitje vetanake në zgjedhjet e ardhshme lokale, udhëheqësia partiake në mënyrë të paturpshme dhe pa vendim të Kuvendit, I afrohet partisë në pushtet vetëm për interesa personale të individëve të udhëheqësisë së ngushtë, kështu që organizatat komunale janë në huti nëse PLD është opozitë apo në pushtet” – tha Bojovski.
Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova ka përgënjeshtruar pohimet se dëshiron t`i bashkangjitet pushtetit duke potencuar se si deputete do të veprojë e pavarur në Kuvend.
“Derisa Monika Zajkova është Kryetare, do të jetë së paku edhe për 2 vite, PLD-ja do të mbetet e përkushtuar ndaj parimeve programore. Sikurse që nuk lejova që dikush të ndikojë për të mbështetur ndryshimet në Kodin Penal, të ligjit të posaçëm pa e ditur marrëveshjen për “Behtel dhe Enka”, sikur që nuk lejova ta ndryshoj qëndrimin as për Ligjin për Lojërat e Fatit, nuk do të lejoj edhe tani kërcënime dhe shantazhe as për Ligjin me të cilin ulen provizionet bankare” – tha Zajkova.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, PLD-ja e Monika Zajkovës ishte në koalicion me LSDM-në.
Në fund të majit Këshilli Qendror I PLD-së I kishte dhënë mbështetje Kryetares Zajkova për ta udhëhequr partinë, kurse si deputete e vetme e kësaj partie në Kuvend, të veprojë si e pavarur. /tvklan.mk/