Deputetët italianë ankohen për kampin në Shqipëri: Si një burg!

Një ditë pas mbërritjes se grupit të dytë të emigranteve në Gjadër, deputetët Italian të opozitës kanë zbarkuar këtë të shtunë në këtë strukture. Andrea Kazu, Alfonso Colucci dhe  Rakele Skarpa hynë brenda ambienteve të kampit, por nuk u lejuan të takohen me refugjatet.

Pas inspektimit, Deputeti Alfonso Collucci hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Meloni për shpërdorim të taksave të qytetarëve italianë, ndërsa e cilësoi kampin e Gjadrit si një burg.

Ndërkohë deputetja Rachele Scarpa, po e partisë demokratike në Itali, tha se emigranti i kthyer mbrapsht kishte pasur probleme psikike, ndërsa pyeti se si ishte e mundur që ai ishte nisur nga Italia në atë gjendje.

Nuk kemi arritur ende të flasim me emigrantët e mbërritur në kamp sepse janë duke u zhvilluar dëgjesa me kontrolluesit e territorit. Zbuluam nacionalitetin dhe gjendjen e personit që dje u kthye sërish në Itali dhe ishte një egjiptian. Kishte probleme psikiatrike dhe u kthye mbrapsht. Si ishte e mundur që nuk u kuptua kjo përpara se të hipte në anije?”, tha Scarpa.

Donim t’i takonim dhe besoj se sot pasdite do të jetë e mundur. E vetmja gjë pozitive që shoh këtu në kamp janë operatorët e shumtë të policisë që përcjellin humanizmin e Italisë. Këtu duket sikur je jashtë humanizmit dhe të mendosh që këto struktura  do të kushtojnë 800 mln euro në 5 vite, shto edhe kostot e mirëmbajtjes dhe 9 mln euro për transportit. Taksat e italianëve po harxhohen dhe nuk po investohen në Itali. Të vjen keq sepse duket më shumë si një mbajtje në burg e këtyre personave sepse e thotë dhe protokolli shqiptar që ata nuk mund të dalin. Kemi një formë të rëndë të mbajtjes së tyre të mbyllur. Këtu ka akoma për të ndërtuar dhe të jep idenë se qeveria Meloni hedh paratë e italianëve nga dritarja”, u shpreh Collucci.

Deputetet e opozitës Italiane pritet të rikthehen sërish ne kampin e Gjadrit, për t’u takuar me emigrantet pas përfundimit të procedurave. 8 emigrantët, 6 nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi, mbërritën mëngjesin e së premtes përmes anijes së marinës italiane “Libra” në Portin e Shëngjinit ku, pas verifikimeve në qendrën pritëse, dy prej tyre u rikthyen në Itali pasi rezultuan me probleme shëndetësore, ndërsa 6 të tjerët janë dërguar në kampin e Gjadrit./RTK

Lexo gjithashtu
Total
0
Share