Lind foshnja 5,1 kg në Shqipëri

Një foshnjë me peshë 5,1 kg ka lindur këtë të shtunë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes një postimi në Facebook.

“Arloni është vogëlushi që sot ka ardhur në jetë në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke peshuar plot 5.1 kilogramë. Mirë se erdhe në jetë, Arlon uroj që rrugëtimi yt të jetë i mbushur me shëndet dhe gëzim!”, shkruan ministrja.

Si foshnja, ashtu edhe nëna 25-vjeçare, të dy nga Tirana, gëzojnë shëndet të plotë.

Ai është fëmija i parë dhe erdhi në jetë me lindje natyrale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share