Reagon FC Shkupi: E kishim paralajmëruar, referi Stojçevski kreu punën e tij!

Vardari mposhti Shkupin në ndeshjen e xhiros së 14-të, por skuadra nga Çairi ka shfaqur pakënaqësi nga arbitrimi I ndeshjes.

FC Shkupi kishte reaguar edhe para kësaj ndeshje lidhur me zgjedhjeb e Igor Stojçevskit si refer kryesor, kurse tani ankohen për golin e tretë të Vardarit.

“E kishim paralajmëruar…Atë që e paralajmëruam, ajo edhe ndodhi. Arbitri kryesor, me emër dhe mbiemër, Igor Stojçevski, e kreu punën e tij.  Që para ndeshjes i kishim paralajmëruar që të gjithë, që ky arbitër nuk është i aftë për të referuar një ndeshje të këtillë dhe se është i padëshiruar nga klubi ynë, tashmë një kohë më të gjatë. Megjithatë askush nuk e mori me seriozitet kërkesën e klubit tonë.  Gjithçka ishte e kurdisur, ashtu si të tjerët deshën të ndodh. Fjala është për atë minutën e 83-të, kur të gjithë e panë që Micevski ishte në pozitë jashtëloje, mirëpo jo edhe arbitri i preferuar i dikujt tjetër. Shpjegimet dhe vendimet tona në detaje do t’i japim nesër para opinionit publik” – thuhet në reagimin e FC Shkupit.

Në profilin zyrtar në Facebook, FC Shkupi ka publikuar edhe momentin kontestues, ku sipas tyre, goli I tretë I Vardarit I shënuar nga Micevski ka qenë pozitë jashtëloje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share