Departamenti amerikan i Drejtësisë zbardh detajet e para! Irani planifikoi ta vriste para zgjedhjeve Trumpin

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka bërë të ditur se ka zbuluar një plan për vrasjen e Donald Trumpit.

Departamenti ka ngritur një kallëzim penal kundër një iraniani që ishte përgjegjës për hartimin dhe ekzekutimin e planit të vrasjes së republikanit para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Një ankesë penale e depozituar në gjykatën federale në Manhattan pretendon se një zyrtar i paidentifikuar i Gardës Revolucionare Paramilitare të Iranit, gjatë muajit shtator ishte urdhëruar të hartonte planin e vrasjes së 78-vjeçarit.

Sipas ankesës, zyrtari i kishte thënë personit të identifikuar si Farjad Shakeri se, nëse nuk arrinte të hartonte planin brenda asaj kohe, Irani do të shtynte planin deri pas zgjedhjeve presidenciale, duke besuar se Trumpi do të humbte dhe do të ishte më e lehtë ta vrisnin.

Shakeri i tha FBI-së se nuk e kishte ndërmend të hartonte planin brenda afatit prej shtatë ditësh që i ishte kërkuar, shkruan skynews.

Komploti reflekton përpjekjet e vazhdueshme iraniane për vrasjen e zyrtarëve të qeverisë amerikane, përfshirë presidentin e zgjedhur amerikan, në tokën amerikane.

Departamenti e përshkroi Shakerin si një aset të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) që banon në Teheran. Ai emigroi në SHBA si fëmijë ndërsa u deportua në vitin 2008 pas një dënimi për grabitje.

Ndryshe, departamenti gjithashtu ka ngritur akuza ndaj dy individëve të tjerë në lidhje me përfshirjen e tyre të pretenduar në një komplot për të vrarë një shtetas amerikan me origjinë iraniane në New York.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share