VLEN i reagon BDI-së: Angazhohemi që Prokuroria të jetë e pavarur!

Pas akuzave të Bashkimit Demokratik për Integrim se VLEN në heshtje po partizon këshillin e prokurorëve, ka reaguar koalicioni VLEN.

Nga ku thonë se Koalicioni i përbërë nga katër partitë shqiptare që janë në pushtet nuk po e partizojnë por përkundrazi, po e çlirojnë Prokurorinë nga kthetrat e BDI-së.

“Qytetari shqiptar ka memorie dhe kujton rastet kur Gjykatësit dhe Prokurorët u emëronin me biseda telefonike ku dëgjoheshin Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Blerim Qoseto Bexheti teksa thonin se “Pa një prokurorë shqiptarë më pak nuk shkohet në xhenet”. Më të freskëta janë rastet si ai Ixhet Memetit, i cili vet tha se ka marrë ryshfet dhe pranoi fajësinë e tij. Vazhdojmë tutje, zgjedhja e Islam Abazit nga Zajazi për kryeprokuror për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte bërë kryekëput për të instaluar ndikimin politik në këtë Prokurori. Edhe pse ata e mohonin, fotografitë janë dëshmi që pohojnë se Abazi kishte rrëshqitur nga konaku i Ali Ahmetit drejt në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Gjithashtu populli nuk e ka harruar as Talat Xhaferin, kur djalin e tij – Barlet Xhaferi, e kishte qerasur me pozitën e prokurorit ende pa diplomuar. Prandaj, edhe nuk është e rastësishme ulja e besimit në sistemin gjyqësor në shifra alarmante, e kjo ka ndodhur pikërisht kur pjesë e pandashme e pushtetit ndër vite ka qenë BDI. VLEN do ta rikthejë besimin në gjyqësor dhe do t’i heq prangat e BDI-së nga gjykatësit dhe prokurorët”, thonë nga VLEN. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share