Antikorrupsioni – Katër anëtarë të Këshillit Drejtues të Akademisë emërohen në mënyrë të jashtëligjshme!

Antikorrupsioni ka vendosur se në mënyrë të jashtëligjshme janë emëruar katër anëtar të rinj të Këshillt Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publik. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik nominuan anëtarë të këshillit që vijnë nga fusha e gjyqësorit dhe prokurorisë, por sipas Komisionit Antikorrupsion kjo është në kundërshtim të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe ligjit për Akademinë, për shkak se duhej të emërohen gjykatës dhe prokurorë aktiv.

Akumulimi i palejueshëm I fuqisë paraqet konflikt potencial të interesit – vlerëson Antikorrupsioni dhe do të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli I Prokurorëve që t`I pezullojnë vendiet me të cilët anëtarët e Këshillit Gjyqësot Antoaneta Dimovska dhe Nanif Zendeli dhe Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Dushica Dimitrievska janë nominuar për anëtar të rinj të Këshillit Drejtues të Akademisë.

“Antikorrupsioni konform nenit 40 të Rregullores propozon që të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik të ndërmarrin masa për tejkalimin e situatës, në mënyrë që para fillimit të mandatit të anëtarëve të rinj të Akademisë, kurse më së voni deri në skadimin e mandatit të anëtarëve aktual, t`i shfuqizojnë vendimet që janë në kundërshtim me Ligjin për konflikt të interesit dhe Ligjit për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik”, tha Biljana Karakashova Shulev. 

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli I Prokurorëve Publik më 04 nëntor përmes komunikatave të publikuara në ueb-faqet e tyre zyrtare reaguan se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në vendimet e tyre dhe se nominimi I anëtarëve të tyre është bërë në mënyrë transperente në seanca publike.

Reagimet e tyre vijnë pasi disa parti politike, por edhe sektori joqeveritar dolën me vërejtje duke pohuar se për anëtarë të Akademisë janë propozuar anëtar aktuar të dy këshillave që është në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share