Reformat në Administratë/ Minçev: Reforma po bën progres mesatar

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian, arritja e reformës në administratën publike po ecë me progress mestarë. Këtë e bëri të ditur Ministri i Administratës Publike, Goran Miçev, I cili theksoi se duhet filluar një proces efikas dhe cilësor në vend në mënyrë për tu ofruar qytetarëve shërbime më të lehta.   Minçev nuk e përjashton mundësinë për zvogëlimin e numrit të të punësuarve në administrate.

“Sipas raportit të fundit të komisionit europian për progresin e vendit tregon se arritja e reformës së administratës publike po ecë me progresë mesatarë. Reforma e administratës publike ka rolë kyqë në garantimin e efikasitetit transparencës dhe llogaridhënies në punën e institucioneve shtetërore që është thelbësore për procesin integrues të çdo vendi që pretendon të bëhet anëtarë I BE-së” – tha Minçev.

Minçev foli edhe për balancuesin, ai njoftoi se në raportin e mëparshëm të BE-së janë vërejtur keqpërdorime të balancuesit. Pas shfuqizimit të Balancuesit nga ana e Gjykatës Kushtetuese Minçev njoftoi se  ekspertët punojnë në zgjidhjen e paralajmëruar ligjore për përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike, ku sipas tij, duhet një zgjidhje e kujdeshme kushtetuese me rekomandim nga komisioni I Venecias

 “Vërejtjet e shënuara nga BE-ja, në raportin e fundit të BE-së, gjithësesi është një nga pikat e reja që është aktuale në shoqëri dhe në opinion,por raporti paraprak nga BE, konstaton dobësi dhe abuzime të balancuesit që është shfuqizuar, gjithsesi përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe në suaza të qeverisë ka grup profesional që sugjeron, vëren,dhe jep propozime për ligjë të ri ku pas draft-propozimit që është derguar në komisionin e Venecias dhe si ligj mund të finalizohet” – tha Minçev.

Minçev, nuk dha detaje se çfarë do të përmbajë ligji i ri dhe në cilën fazë është, por theksoi se përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese, dhe se  për këtë janë konsultuar edhe profesionistë dhe  ekspertë që të mos jetë përsëri ligj i cili do të hiqen disa nene nga gjykata kushtetuese. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share