Goran Minçev sot deklaroi se ekspertët punojnë në zgjidhjen e paralajmëruar ligjore për përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike, pas shfuqizimit të balancuesit.
“Gjithsesi përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese dhe në kuadër të Qeverisë ekziston grup eskpertësh, i cili thekson, sugjeron, nënvizon dhe ndoshta jep propozime për një zgjidhje të re ligjore. Ekskluzivisht ekspertë punojnë në këtë fushë me qëllim që ky ligj të jetë, ashtu siç duhet, gjegjësisht sërish të mos jetë ligj i cili do t’i nënshtrohej shfuqizimit eventual të neneve ose dispozitave nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të ju them se në cilën fazë janë zgjidhjet e këtilla ligjore”, tha Goran Minçev, ministër i Administratës.