Ndërron jetë Tahir Hani

Ali Ahmeti në rrjetin social ka njoftuar për vdekjen e bashkëpartiakut të tij Tahir Hank.

“Tahir, herët na le more burrë.

U mërzita fort për Tahir Hanin, veprimtarin e ditëve të para të rezistencës kombëtare dhe patriotin e pa shoq.

Tahiri tërë jetën ia kushtoi kombit shqiptar dhe punoi çdo ditë pa e kursyer vetën për ta parë kombin tonë në rrugë të drejtë.

Familja dhe shokët të janë krenarë për Tahirin, për jetën dhe veprën e tij, për emrin dhe shembullin që po lë pas vetes.

Ngushëllime familjes, miqve, të gjithë neve për këtë humbje të parakoheshme të një patrioti të dergjur burgjeve jugosllave.

Cimo, do të të kujtoj përherë, pastë dritë shpirti yt!” – ka shkruar Ali Ahmeti. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share