Zgjedhjet e parakohshme/ Qeveria “kundër” – Ahmeti: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje

Pasi kryeministri Mickoski reteroi nga qendrimi për zgjedhje të parakoshme, respektivisht pwr zgjedhje tw dyfishta sot Qeveria, ka dalë me qendrim se zgjedhjet e parakohshme janë harxhim i panevojshëm i buxhetit të shtetit.

Se Qeveria nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme dhe është kundër tyre e tha sot edhe zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva.

“Qëndrimi jonë është që zgjedhjet e parakohshme janë vetëm harxhime shtesë” – tha Marija Miteva.

Por, për zgjedhje të parakohshme, ka folur sot kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili në selinë e BDI-së në Reçicë, e priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. Sipas integristëve në takim, Ahmeti ka përsëritur që zgjidhje për këtë situatë të rënduar janë zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor të vitit 2025.

“Për ne, integrimi Europian është pa altternativë dhe BDI jep përkrahje të plotë për vazhdim të negociatave dhe realizim të reformave pa asnjë vonesë dhe me konsensus politik. Dialogu politik në vend duhet të respektojë legjitimitetin zgjedhor të përfaqësuesve legjitim të komuniteteve etnike sepse kështu mundësohet stabilitet, siguri dhe kohezion shoqëror. z. Ahmeti përsëriti që zgjidhje për këtë situatë të rënduar janë zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor të vitit 2025” – tha BDI-së.

Ndryshe ishte vet kryeministri Mickoski që propozoi në Kuvend zgjedhje të parakohshme por kur të njëjtën e pranuan LSDM-ja dhe BDI-ja, Mickoski tha se nuk është koha për një gjë të tillë. Kundër zgjedhjen janë nga koalicioni VLEN. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share