Kallëzim penal kundër Slavjanka Petrovskës/ Naskovski: Protesta para Qeverisë nëse nuk arrihet dialog

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-ministres së Mbrojtjes Slavjanka Petrovska e gjithë kjo për shkak të dyshimit për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, nga kjo sindikatë thotë se nëse ky problem nuk zgjidhet do të protestojnë para Qeverisë.

”I denoncuari në periudhën nga 01.12.2023 deri më 28.05.2024 ka ndërprerë funksionimin e Sindikatës në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, ka ndaluar pagesën e anëtarësimit në kundërshtim me marrëveshjen kolektive të Ministrisë. Ministria e mbrojtjesë, ngriu anëtarësimin dhe në këtë mënyrë pengoi lëvizjen sindikale të Sindikatës dhe punën e tij për përmirësimin e të drejtave të pjesëtarëve të Ushtrisë. Si institucioni më i korruptuar aktualisht, në një periudhë nëntë mujore janë bërë tri falsifikime. Ai krim është trashëguar nga ministri i mëparshëm dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Nëse nuk ka   dialog social për të mirren e të gjithëve, planifikojm që të gjithë të protestojm” – tha Aleksandar Nastovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share