Me mjaft interes po e pret edhe Rusia lidershipin e ardhshem te SHBA-se.
Zedhenesi i Kremlinit Dmitri Peskov ka deklaruar se Amerika ka mundesine te kontribuoje edhe ne perfundimin e konfliktit ne Ukrainë.
Me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit mund të marrin drejtim tjeter .
Për Kremlinin bashkepunimi mes dy vendeve jane ne piken me te ulet, por sërish Moska është e hapur për dialog.
DMITRY PESKOV – ZEDHENES I KREMLINIT
“Të mos harrojmë se po flasim për një vend jomik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në një luftë kundër shtetit tonë. Është pothuajse e pamundur që marrëdhëniet të përkeqësohen më tej pasi marrëdhëniet janë në pikën e tyre më të ulët. Çfarë do të ndodhë më pas do të varet nga lidershipi i ardhshëm i SHBA”.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Trump kishte bërë disa deklarata të rëndësishme në lidhje me dëshirën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë fushatës së tij, por koha do të tregojë nëse ato do të çojnë në veprime konkrete.
DMITRY PESKOV – ZEDHENES I KREMLINIT
Ne kemi thënë vazhdimisht se SHBA mund të kontribuojë në përfundimin e këtij konflikti. Kjo nuk mund të bëhet brenda natës, por… SHBA është në gjendje të ndryshojë trajektoren e politikës së saj të jashtme. Nese do te ndodhe kjo do ta shohim pas inaugurimit të presidentit amerikan në janar.
Presidenti Putin ka deklaruar me heret se është i gatshëm të flasë për një fund të mundshëm të luftës.