Zgjedhjet në SHBA – Politika shqiptare uron Donald Trumpin!

Urime kanë mbërritur edhe nga krerët e institucioneve dhe partive politike të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare zotohen për të përmirësuar partneritetin me SHBA-të.

Krerët e Politikës Shqiptare kanë uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I pari që uroi presidentin e 47-të të Amerikës ishte kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Rama shpreh vlerësime për bashkëpunimin që Shqipëria pati me SHBA gjatë kohës që drejtohej nga Joe Biden, ndërsa thekson se me Trump në Shtëpinë e Bardhë vendi ynë do të përmirësojë edhe më tej këtë bashkëpunim

EDI RAMA KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Pres me padurim të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.

Fitoren e Trump e shikon si një mundësi më të mirë për të vijuar partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA edhe Presidenti Bajram Begaj.

BAJRAM BEGAJ PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Urime për fitoren në zgjedhje, DonaldTrump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë.

Kryetari i PD, Sali Berisha e cilëson fitoren e Trump një triumf mbi hipokrizinë dhe mashtrimeve. Sipas kryedemorkatit, qytetarët amerikanë votuan për vlerat themelore të njeriut dhe për paqen në botë.

Donald Trump triumfoi! Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre, dhe me rikthimin më të madh të të gjitha kohërave, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre. Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë.

Donald Trump u rikthyer për herë të dy të në Shtëpinë e Bardhë, duke mposhtur në garën elektorale demokraten Kamala Harris.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share