Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA e çoi dollarin në rritje, edhe para se fitorja e tij të shpallej zyrtarisht, drejt rritjes më të madhe njëditore, ndërsa tregtarët e kriptomonedhave e çuan bitcoin në një nivel të ri historik.
Mundësia që republikanët të merrnin gjithashtu një shumicë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke i dhënë Trumpit kompetenca gjithëpërfshirëse për të ulur taksat dhe për të vendosur tarifa për mallrat e importuara, u gjykua gjithashtu si një pozitive për monedhën amerikane edhe përpara se disa shtete të kishin dhënë verdiktin, shkruan The Guardian.
Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën, një rikthim i jashtëzakonshëm për një ish-president që refuzoi të pranonte humbjen katër vjet më parë.
Rritja e monedhës amerikane filloi pas indikacioneve shumë të hershme të një fitoreje republikane në Georgia dhe u rrit gjatë gjithë ditës.