Përzgjëdhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, ka shpallur listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet kundër Letonisë (14 nëntor) dhe Ishujt Faroe (17 nëntor) në kuadër të Ligës së Kombeve.
Të dyja ndeshjet do të luhen në Arenën “Todor Proeski” në Shkup. Pas katër xhirove në grupin e Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është në vendin e parë me 10 pikë të fituara.
Risi në formacion është Behar Fetahi, i cili luan te Domzhale. Ai ka marrë ftesë për herë të parë në ekipin e të sezniorëve, deri më tani ka luajtur vetëm për përfaqësuesen U21. Në listën e Milevskit përveç Fetahit janë dhe Sefer Emini dhe Lirim Qamili të cilët po kalojnë një formë të mrekullueshme në kampionatin e Danimarkës, pastaj është Visar Musliu, Isnik Alimi, Ezgjan Alioski dhe kapiteni Enis Bardhi.