Gashi uron për fitoren e Trumpit: RMV ka qenë dhe mbetet aleate e fortë e politikave stabilizuese të SHBA-ve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar Donald Trumpin për zgjedhjet në SHBA, që siç tha, Ky moment i rëndësishëm pasqyron forcën e demokracisë amerikane. Gashi shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.

“Urime të sinqerta Presidentit Donald J. Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment i rëndësishëm pasqyron forcën e demokracisë amerikane. Maqedonia e Veriut ka qenë dhe do të mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore dhe stabilizuese të Shteteve të Bashkuara”.

“Angazhimi i palëkundur i SHBA-së për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kyçe të politikës sonë të jashtme dhe një burim i vazhdueshëm mbështetjeje”.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share