Çmimet e shërbimeve hotelierike në tetor në krahasim me shtatorin shënuan rritje prej 1.1 për qind, ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar rritje për 6.1 për qind.
Të dhënat e publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike në periudhën janar-tetor krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 5.6 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar për 3 për qind.