Kandidatët për Këshillin e Prokurorëve/ Murat: Një nga kandidatët që nuk plotëson kushtet

Sipas deputetit Salih Murat, kandidati Vedat Salihi nga Haraçina i cili ka aplikuar për anwtarwvtw kwshillit tw prokurorwve nuk i plotëson kushtet. Problemi paraqitet nw momentin kur kandidati pas dorwzimit tw dokumenteve nw afatin ligjor 11 tetor rezulton se i mungon kushti prej 15 viteve pwrvojw pune.

Nw afatin e paraparw kandidati sipas dokumenteve te dorwzuara ka pasur 14 vite e disa muaj punë, ndwrsa ndwrkohw 15 ditw pas kalimit tw afatit ligjor ka arritur tw fut ne aplikacionin e tij dokument tjetwr ku resulton se i njejti tani plotwson edhe kushtin e owrvojws sw punws e qw wshtw 15 vjet.

Kushtet për përzgjedhje duhet të përmbushen në momentin e aplikimit, në momentin kur aplikon. Мund të bëhet përmirësim deri në momentin kur përfundon konkursi, shembull, nëse dorëzimi i parë ka qenë më 11 dhe përmirësimi në 15 gjatë afatit kohorë nuk do të ishte problem, por juridikisht kur të mbyllet, për arsye sigurisë juridike, çka shkelet më tutje, dorëzimi i dokumenteve në kohën pasi të mbyllet konkursi, nuk mund të korrigjojë mosplotësimin e kushteve në momentin e aplikimit në rastin konkret kur personi i lartë përmendur aplikon ka 14 vite 10 muaj dhe disa ditë por i njëjti është korigjuar më 31 tetor, 15 ditë pasi është mbyllur konkursi.*

Kreu i këtij komisioni Gjorgjia Sajkovski që vjen nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, nuk sheh problem nw kwtw rast edhe pse sw paku 10
Kandidat jane eliminuar nga gara pwr shkak tw mosplotwsimit te dukshteve gjegjwsishtw mungesws sw dokumentacionit tw paraparw me konkursin e hapur.

*GJORGJIA SAJKOVSKI – 11.04-11.43*
*Përvojën e punës, që kandidati e ka dorëzuar në Kuvend dhe në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, është dorëzuar edhe vërtetimi nga Gjykata Themelore Shkupi 2, ku vërtetohet se Vedat Salihi ka qenë në gjykatë. respektivisht ka kryer punë vullnetare nga data 4.10.2006 deri me 1.03.2008, faktikisht personi posedon gati 18 vite, pervojë pune.*

Klan Maqedoni bisedoi me kandiatin në fjalë, ai kërkoi nga ne që të gjitha përgjigjet lidhur me këto pyetje ti kërkojmë nga Kuvendi, respektivisht nga Komisioni për zgjedhje dhe emrime.

Nëse vërtetohet keqpërdorimi në fjalë kandidati Vedat Salihi por edue punonjësit enadministratëd së Kuvendit që i kanë ndihmuar të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm jashtë afatit ligjor mund të përgjigjen penalisht. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share