Bashkëpunuan dhe ndihmuan “Grupin e Gërçecit”, Ejup Akija është njëri nga tre të arrestuarit – I afërt me krerët e VLEN-it

Pas një aksioni të policisë në koordinim me Prokurorinë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit u arrestuan tre persona dhe ndaj tyre u lëshua urdhër për nisjen e procedurës hetimore. Siç njoftojnë nga prokuroria dy policë, tani më në pension, dhe një person tjetër ranë në pranga pasiqë kanë spiunuar materiale sekrete të dosjes hetimore të grupit të Gërçecit.

Të dyshuarit, në periudhën nga dhjetori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, kanë kryer veprën penale ‘Bashkëpunim kriminal dhe zbulim të sekretit zyrtar’.

Nga MPB njoftuan se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj personave ish-policit Ejup Akija (58), kolegut të tij D.G. (58), dhe O.P. (44), të gjithë nga Shkupi, pasi të njëjtit dyshohen për lidhje me grupin e Gërçecit. Dy të parët janë ish zyrtarë të policisë. Nga MPB thonë se provat janë siguruar nga kontrollet e aplikacionit Sky, ku është zhvilluar komunikimi i grupit që dyshohet se merrej me vepra të ndryshme kriminale, përfshi këtu transportin e drogës nga Amerika e Jugut, në vendet e BE-së dhe në RMV.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski konfirmoi se tre persona janë arrestuar si të dyshuar për lidhje me grupin e Gërçecit. Toshkovski tha se dy prej tyre janë ish-zyrtarë të policisë, tani më në pension, ndërsa shtoi materialet kundër tyre janë siguruar nga aplikacioni “Sky”.

Sipas organit të akuzës, provat materiale të siguruara fillimisht për të dyshuarin e parë rezulton se ai dhe familjarët e tij posedojnë pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme dhe depozita kursimi, të cilat i tejkalojnë shumë të ardhurat e tij të ligjshme si punonjës policie.

Kujtojmë se Ejup Akija është njihet për afërsinë e tij me pothuajse të gjithë krerët e koalicionit VLEN, me të cilët herë pas here ka ndarë edhe fotografi të përbashkëta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share