Bujar Osmani: “Balancuesi” ka pasur hapësirë për përmirësim mirëpo asesi të shfuqizohet!

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se shfuqizimi i Balancuesit ishte gabim, pasi ai mjet kishte nevojë për përmirësim, mirëpo jo për shfuqizim.

Osmani tha se Gjykata Kushtetuese rrëzoi iniciativat përmirësuese për balancuesin, deri sa erdhi deri tek shfuqizimi i të njejtit.

“Ka pasur inciativa për përmirësimin e balancuesit, për ti korrigjuar defektet që ka pasur ai mekanizëm. Një nga ata mekanizma ishte që në certfikata të shkruhet përkratësia etnike, mirëpo Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ato propozim, tash kur e shfuqizoi dhe balancuesin për të mos prezantu njerëzit përkatësi etnike. Me këtë logjikë të Gjykatës Kushtetuese rrënohet edhe badenteri, prandaj duhet të flasim jashtë politikave por për të mirën e përbashkët. Ligji për Përfaqësim të Drejtë është një spin, nuk e di a ka sepse ministri Minçev tha nuk ka një ligj të tillë e as grup punues. Tash është koha të flasim për këto tema mbipartiake, të flas secili intelektual e të mos lejojmë rrënimin e identitetit shqiptar”, tha Osmani. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share