Bajrami në super formë te Rangers, mesfushori i kualifikon në finalen e Kupës

Për të dytën sfidë radhazi, Nedim Bajrami shënon me fanellën e Rangers. Mesfushori shqiptar realizoi golin me tepër peshë për ekipin e tij, duke i dhënë biletën për në finalen e Kupës së Ligës së Skocisë me fitoren 2-1. Gol që lë shije tepër të mirë te 25-vjeçari, i cili ka gjetur ritmin te gjiganti skocez.

“Treguam cilësitë dhe besuam deri në fund për kualifikimin. Shënuam dy gola dhe jemi në finale. Është gjithmonë e vështirë kur pëson gol ndaj skuadrave të tilla. Mund të shënonim edhe më shumë gola në pjesën e dytë dhe kjo është mënyra se si duhet të luajmë. Kemi ende kohë deri te finalja ndaj Sëlltikut, por mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe ndaj jam i entuziazmuar. Ndjehem mjaft mirë me shokët e skuadrës dhe mundohem të ndihmoj me gola dhe asiste. Na presin shumë ndeshje të tjera, kemi Olimpiakos dhe do të shkojmë atje të japim më të mirën dhe të fitojmë.”

Ky ishte goli i tretë për Bajramin me skuadrën e Rangers, teksa ka asistuar edhe një herë. Mesfushori kaloi në Skoci për 4 milionë euro, teksa forma e mirë kënaq edhe trajnerin Silvinjo që do e ketë të gatshëm për sfidat e nëntorit ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share