Beyonce shkoi topless për Halloween, duke u inspiruar nga ikona Prince dhe Apollonia.
Superylli, 43 vjeçe, ndau pamjen e saj në Instagram, pas kostumit të saj të parë si Betty Davis.
Për të nderuar Prince dhe Apolloninë, ajo vesh një bluzë të zezë me dantella nën një xhaketë, përpara se ta hiqte atë dhe të pozonte me doreza ngjyrë vjollce metalike, shkruan DailyMail.
Versioni i saj si Prince përfshinte një pallto vjollce, një këmishë të bardhë dhe një kitarë në ngjyrë vjollce.
Në postim, ajo shkroi “PURPLE NASTY” me një emoji vjollce.
Pamja e saj ishte e kompletuar me çizme lejla dhe një gjerdan diamanti.
Në një fotografi, ajo shfaqet pranë një makine të kuqe, duke mbajtur kitarën. /Telegrafi/