Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes me Al Nassr – reagimi i Ronaldos befason të gjithë

Cristiano Ronaldo është ngacmuar përsëri nga tifozët rivalë në Arabinë Saudite, të cilët e kanë thirrur emrin e rivalit të tij të madh, Lionel Messi.

Të premten mbrëma, Al Nassr u përball me Al Hilal në derbin e javës në Arabinë Saudite, me ndeshjen që përfundoi me barazim 1-1.

Tifozët mysafir vendosën të argëtoheshin duke brohoritur apo thirrur emrin e Messit për të provokuar kundërshtarin e tyre, Ronaldon.

Megjithatë, portugezi iu përgjigj me një buzëqeshje sarkastike, duke iu drejtuar gishtin e madh dhe duke i inkurajuar ata të bërtasin edhe më fort.

 

 

Ky reagim i tij duket i ‘butë’, pasi në shumicën e rasteve portugezi ka shprehur nervozizëm, por ka në disa raste ka bërë edhe gjeste jo-sportive.

Por, vetëm deri aty mund të shkonte sulmuesi 39-vjeçar, pasi e mbylli ndeshjen me një zero të madhe të majme në rubrikën e golave ​​dhe asistimeve.

Pas nëntë xhirove të zhvilluara, Al-Nassr renditet në pozitën e tretë me 19 pikë, teksa Ronaldo gjithashtu renditet i tretë në listën e golashënuesve me gjashtë gola dhe dy asistime. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share