Sot LSDM shpalli iniciativë për ndryshime ligjore me të cilat, sipas tyre,do të vendoset një kusht i qartë se kryeministra, zëvendëskryeministra, ministra dhe deputetë mund të jenë persona që kanë vetëm shtetësi maqedonase.
Kuzeska deklaroi se qëndrimi i LSDM-së është i qartë se politikanët duhet të jenë besnik ndaj popullit dhe shtetit:
“Meqenëse Mickoski thotë se ka pasur maqedonas më të mëdhenj dhe më të vegjël dhe Bozinovska ka qenë maqedonasja më e madhe, ne do të kërkojmë që ato ndryshime të hyjnë në fuqi menjëherë, nga përbërja aktuale. Institucionet tona duhet të udhëhiqen nga njerëz që kanë vetëm një shtet, dhe besnikëri ndaj vetëm një vendi, ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është koha që kjo qeveri të tregojë nëse do patriotizëm të vërtetë apo do të vazhdojë të përdorë atë fals. Qëndrimi ynë është i qartë: politikanët duhet të jenë besnikë ndaj popullit, shtetit dhe të ardhmes së këtij vendi. Prandaj kërkojmë që Bozinovska menjëherë të japë dorëheqje dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta përkrahin këtë iniciativë për të siguruar që vetëm njerëzit që qëndrojnë me ndershmëri pas shtetit do të mund ta udhëheqin shtetin”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në konferencën e sotme për media.
Nga LSDM akuzojnë Bozhinovskën,ndersa Ministrja e Energjetikës,Sanja Bozhinovska pohon se posedon vetëm nënshtetësi maqedonase dhe çeke dhe se për momentin nuk ka dokument të vlefshëm udhëtimi bullgar ose dokument identifikimi.
Ndryshe, Agjencia bullgare BGNES publikoi deklaratën e nënshkruar më 21 tetor 2004 nga Sanja Bozhinovska, ministrja aktuale për Energjetik, Miniera dhe Burime Minerale, në të cilën ajo deklaron se ka “ndërgjegje kombëtare bullgare dhe origjinë bullgare”. /tvklan.mk