Korridori 8 Hekurudha! LSDM: VMRO do të ndërtojë hekurudhën sipas të njejtit projekt

Lidhur me ndërtimin e këtij korridori kanë reaguar nga LSDM nga ku thonë se VMRO-DPMNE çdo ditë thyen premtimin dhe tërhiqet nga pozicionet e saj.

Në reagimin e tyre thuhet:

“Lajmi i fundit është se hekurudha për në Bullgari, e cila ishte një tunel i verbër, i cili nuk ishte prioritet për Nikolloskin dhe Mickoskin, i cili ishte kriminal dhe për të cilin duhej bërë një trase e re, do të bëhet siç ishte planifikuar më parë. Nuk ka asnjë ndryshim në planin e ndërtimit dhe kjo është praktikisht edhe një mirënjohje për punën e Qeverisë së LSDM-së dhe projektet strategjike që i realizuam për qytetarët. VMRO-DPMNE-ja përveç mburrjes me projektet e LSDM-së dhe thyerjes së të gjitha premtimeve, ende nuk ka realizuar ndonjë gjë të rëndësishme apo të re për qytetarët”, thonë nga LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share