Korridori 8 Hekurudha! Shkupi dhe Sofja bien dakord për parametrat teknikë

Shkupi dhe Sofja në takimin e djeshëm në mes grupeve të punës kanë rënë dakord për parametrat teknikë të korridorit 8 hekurudha.

Në takimin që u mbajt dje në Sofje ndërmjet delegacioneve të RMV-së dhe Bullgarisë  dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, është rënë dakord për parametrat teknikë për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8.  Në këtë drejtim dhe pas rreziqeve të vlerësuara dhe në kuadër të performancës, është  konstatuar se ndërtimi i tunelit nga linja hekurudhore duhet të kryhet nga një kontraktues.

 “Të dy delegacionet janë pajtuar që të shfrytëzohet edhe vendimi për projektin teknik për tunelin e dorëzuar nga NP ‘Hekurudha – Infrastrukturë’”,thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Edhe nga pala bullgare thonë se pjesëmarrësit e takimit janë pajtuar se është më e leverdishme që tuneli të ndërtohet nga një kontraktor, për çka kanë marrë mbështetje nga përfaqësuesit e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilët shprehën gatishmërinë për të ndihmuar në përgatitjen dhe zbatimin e procedurës së tenderit.

Edhe nga ministria e Transportit në RMV konfirmojnë se në takim është pranuar nga të dyja palët që i gjithë projekti në seksionin e fazës 3 (seksioni Kriva Palankë – Deve Bair) të rishqyrtohet sepse çmimi aktual është shumë i lartë dhe i paarsyeshëm me synimin për uljen e tij. Të dy delegacionet ranë dakord gjithashtu që të përdorin vendimin teknik të projektit për tunelin e dorëzuar nga NP Infrastruktura Hekurudhore.

Takimi i djeshëm u dakordua më 16 tetor në Bruksel nga përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ku të dyja palët arritën marrëveshje për vazhdimin e përbashkët të ndërtimit të hekurudhës së Korridorit 8.

Ndryshe, vazhdimi i  ndërtimit të seksionit të tretë (Kriva Palanka – Deve Bair) u kundërshtua hapur nga Ministri I Transportit Aleksandër Nikoll0ovski I cili akuzoi Bullgarinë se nuk ka një projekt konkret për Korridorin 8. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share