Ndeshja Valencia-Real Madrid, nuk do të luhet të shtunën e 2 Nëntorit, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht. Ky takim është shtyrë për një datë të pacaktuar, për shkak të kushteve atmosferike në Valencia.
Stuhia e fuqishme “Dana”, i ka marrë jetën dhjetëra qytetarëve në juglindje të Spanjës. Për këtë arsye, Federata Spanjolle, ka vendosur të anulojë ndeshjen Valencia-Real Madrid, e cila do të luhet në një datë tjetër, që do të përcaktohet më vonë.
Gjithashtu është shtyrë edhe një tjetër ndeshje e La Ligës, apo mes Villarreal dhe Rayo Vallecano, që ishte planifikuar të shtunën.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, kanë shkatërruar infrastrukturën në Valencia dhe kanë bllokuar me mijëra banorë. Spanja ka shpallur tre ditë zie për këtë. /tvklan.al