Rasti në MEPSO/ VMRO kërkon nga Prokuroria të zbardh rastin

VMRO – DPMNE këkojnë nga Prokuroria Publike zbardhjen e rastit në Mepso. Nga kjo parti thonë se ish Drejtori I MEPSOs nga LSDM dhe BDI më parë ka qenë menaxher në “Shansi Invest” nga Shqipëria, e cila ka fituar tenderin 10 milionësh. Akuzojnë pushtetin e kaluar për lidhje të ngushta mes drejtorit dhe kompanisë.  

“Melaim Ademi, i cili ishte shef i sektorit komercial në MEPSO, kur Shansi Invest fitoi tenderin, dikur ai ishte menaxher i filialit të Shansi Invest në Shkup. Prokuroria Publike mënjëher duhet të hapë procedurën për këtë prokurim dhe të shqyrtojë të gjitha provat. A është Shansi Invest një kompani për mbledhjen e zyrtarëve të SDS dhe BDI? Sa para nga MEPSO kanë përfunduar në llogarinë e Shansi Invest, e cila nuk ka vlerë të shtuar në prokurim, përveç vulosjes së faturave  për arkëtim në MEPSO para se të transferohen paratë tek kompania prodhuese? Në llogaritë e cilave persona të LSDM-së -së dhe BDI-së duhet të përfundojnë paratë në diferencën e çmimeve nga Shansi Invest?  Prokuroria Publike të ndërmarrë veprime. Përgjegjësi duhet të ketë” – tha Brane Petrueshevski. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share