Duke folur për raportin e Komisionit Europian, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se raporti për Kuvendin është pozitiv, duke veçuar se ka pasur kritika dhe vërejtje vetëm në pjesën kur Kuvendi dhe deputetët shfrytëzojnë procedurën e shkurtuar për sjellje të ligjeve dhe vendimeve të caktuara.
Thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin po edhe me ministrat dhe ka kërkuar nga të njëjtit të mos shfrytëzojnë procedurën e shkurtuar. Aryshetohet se procedura e shkurtuar është shfrutëzuar nga shumica vetën në miratimin e ligjit për qeveri.
“Po bëjmë përpjekje maksimale me kryeministrin dhe deputetët dhe të gjithë ministrat tua bëjmë me dije se me rregulloren e re nuk fitohet shumë kohë nëse ligji vjen me procedurë të shkurtuar ose me procedurë të rregullt. Unë po bëj përpjekje maksimale që të gjithë ligjet të vijnë me procedurë të rregullt” – tha Gashi.
Sa I përket kërkesë për ndryshime Kushtetuese që është notuar në raportin e KE si kusht për hapjen e kapitujve për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, Gashi thotë se parlamenti është në gadishmëri dhe është në pritje të marrëveshjes mes partive politike që të fillojë procedura.
“Kuvendi është gati në cdo moment ti fillojë si procedurë ti implementojë ato ndryshime kushtetuese, por natyrisht për këtë cështje duhet vullnet politik. Ne presim që sa më shpejtë palët të merren vesh, të kemi një sinjal që ka vullnet pozitiv te shumica e deputetëve 2/3 dhe ne si kuvend ta fillojmë këtë procedurë menjëherë përshkak se jemi të bindur se sa më shpejtë që e fillojmë procedurën implementojmë ndryshimet kushtetuese aq më shpejtë ne mund ti hapim kapitujt t’i mbyllim ato dhe sa më shpejtë të bëhemi anëtarë të BE-së” – tha Gashi.
Ndryshe, kreu i Kuvendit, Gashi njoftoi sot se duke filluar nga muaji i ardhëshëm, në çdo seancë të rregullt për pyetje të deputetëve, Kuvendi do tu jep hapsirë dy orë deputetëve të opozitës për të parashtruar pyetje ministrave dhe kryeministrit. /tvklan.mk/