Parlamenti sot ka vijuar me tensione për shkak të mosbindjes civile të opozitës.
Deputetët e përjashtuar të opozitës nga Sekretariati i Etikës, sërish nuk janë lejuar të hyjnë në seancë plenare pasi janë penguar nga Garda, çka ka sjellë dhe përplasje mes tyre.
Ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të opozitës që lejohen në seancë, bllokuan foltoren e Kuvendit duke moslejuar një seancë normale.
Ndërkohë, në shenjë proteste, disa deputetë të PD që ndodheshin në seancë plenare, nxorrën jashtë Kuvendit karriget e tyre dhe i kthyen përmbys në oborrin e Parlamentit.