Në Valais, Saas-Fee dhe Zermatt hapen të premten dhe Mürren-Schilthorn në Bernese Oberland të shtunën, transmeton albinfo.ch.
Ka borë të mjaftueshme, por ju duhet të shkoni mbi 3000 metra. Ditët e fundit ka rënë borë e freskët dhe shumë resorte e kanë ruajtur me kujdes borën që ra sezonin e kaluar, duke e mbuluar me çarçafë mbrojtës.
Saas-Fee thotë se do të ketë 20 km shpate të hapura, në Zermatt, rreth Matterhorn, zyra turistike thotë se nëntë nga 26 ashensorët do të jenë të hapura në fund të javës.
Shumë resorte të tjera do të hapen gjatë gjithë nëntorit.