Raporti i KE-së! Siljanovska: Është koha e fundit që vendi të filloj negociatat

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska vlerëson se vendi i ka plotësuar kushtet dhe se është koha e fundit që fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, sipas kriterit të Kopenhagës. Sias saj, se raportet ndonjëherë mund të jenë të padrejta.

“Nëse keni pasur 16 raporte pozitive, atëherë është në pikëpyetje poashtu edhe kredibiliteti i atij që i shkruan raportet. Nëse keni 16 ‘po’ nga Parlamenti dhe nëse keni 16 ‘po’ nga Komisioni dhe 16 ‘jo’ nga Këshilli, ndërsa keni pasur situata të anëtarëve kur kanë pasur dy ‘jo’ të Parlamentit dhe Komisionit dhe një ‘po’ nga Këshilli, atëherë mendoj se edhe Këshilli duhet të mendoj. Është koha e fundit që ne të fillojmë negociatat, përmes prizmës së kriterit të Kopenhagës”, tha presindetje Siljanovska-Dvakova.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share