Mickoski: Nuk ka ndryshime Kushtetuese pa vërejtur se mund të kemi zgjidhje

Dorëzimi i projekt-amendamenteve kushtetuese në Parlament para formimit të qeverisë në Bullgari, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, “do të ishte naive” dhe “një veprim i tillë i njëanshëm do të nënkuptonte kërcënim të plotë për integrimin evropian të shtetit, i cili sipas tij qshtë aq i rrezikuar për shkak të aventurave të qeverisë së mëparshme”. Ai këmbëngul se nuk e ka më ndërmend të propozoj ndryshime kushtetuese pa një marrëveshje të re e cila do të garantoj pozitat e Maqedonisw Veriut.

“Ne nuk jemi as Bujar Osmani, as Mariçiq, as Kovaçevski që të jemi aq naiv që t’i besojmë interesave të palëve të treta. Interesi ynë janë qytetarët e Maqedonisë, shteti dhe proceset integruese evropiane dhe këtu jemi në vijën e parë dhe do të mbrojmë dhe luftojmë për ta. Na besoni, ne nuk do të turpërojmë kurrë një qytetar, pavarësisht nga përkatësia etnike, politike, partiake apo jopartiake” – tha Mickoski.

Kështu siç janë punët për  momentin nuk mund të vazhdohet sepse në jemi humbës dhe nuk fitojmë asgjë shprehte Mickovski.

“Ne nuk mund të gjejmë një zgjidhje “win-win”. Dy nuk mund të fitojnë. Kjo është e pamundur. Të gjithë do të kenë diçka për të humbur këtu.
Por në këtë mënyrë, siç ishte konceptuar më parë propozimi francez, ne humbasim gjithçka dhe nuk fitojmë asgjë. Ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në proces dhe pas gjashtë muajsh, një viti, tre vjetësh, përsëri ndonjë pyetje nga mesjeta do të jetë pengesë që ne të mund të hyjmë në shekullin e 22-të.Nuk do ta lejoj këtë sa të jem kryeministër” – tha Mickoski.

Mickovski thotë se ka një plan të qartë dhe një strategji që duhet bërë, por për këtë sic thotë “duhet të bashkohemi të gjithë, sepse do të kërkojnë inde të buta për të na prerë dhe përçarë. I pyetur rreth raportit të KE për  Maqedonin tha se pret të jetë I njejtë si ai I vitit të kaluar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share