LSDM kërkon thirrjen e Komisionit Parlamentar në të cilin do të referoj drejtori i ri i ASK-së Bojan Hristovski

LSDM kërkon që drejtori i ri i ANB-së tw referoj rreth certifikatës në gjuhën angleze në seancën publike të komisionit parlamentar mbikqyrje tw punws sw kwsaj Agjensie.

Në kwtw seancë, siç tha deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, drejtori i ri i ASK-së, Bojan Hristovski, duhet të përgjigjet në pyetjet lidhur me emërimin e tij në Agjenci, për dyshimet lidhur me certifikatën e gjuhës angleze, si dhe se ku ishte ai në ditën e provimit, por edhe një ose dy ditë para testit TOEFL.

“Ku ishte Bojan Hristovski në ditën e provimit? Ku ka qëndruar, ditën apo disa ditë para datës së dhënijes së provimit? Por edhe shumë pyetje të tjera, lidhur me aktivitetet e tija aktuale në agjencinë për siguri kombëtare si përshembull: Çka din ai, për faljet skandaloze? Pasi janë pyetje publike, të gjithë qytetarët, po edhe votuesit e VMRO-së kanë të drejtë ta mësojnë dhe ta dinë të vërtetën” – tha Petrovska.

Sllavjanka Petrovska thotw se emrimi i Bojan Hristovskit në krye të Agjencisë për Siguri Kombëtare është turpi më i madhë por edhe poshtërsim për shtetin dhe profesionistët që me vite sipas sajë kanë punuar për të profesionalisuar ASK-në.

“Nga të gjithë ata profesionistët, VMRO-ja zgjodhi trajnerin e kik boksit për drejtor dhe na “nderuan” me certifikatë të falsifikuar. Agjencioni për Siguri Kombëtare sot nuk është e njëjta me atë të Goran Grujovskit dhe Sasho Mijallkovit. Sot ky agjencion ka qasje në Agjencinë për kundërzbulim të NATO-s dhe është e përfshirë në projekte strategjike të rëndësishme për shtetin, por edhe prioriteteve të NATO-s. Por, është e qartë se VMRO-ja bwn gjithçka qw mundet ta shkatërrojë këtë pasqyrë dhe ta kthej atw siç ishte në kohën e “familjes” – tha Petrovska.


LSDM kerkon seanca e Komisionit parlamentar të jetë e hapur për opinionin.


“Kërkojmë që kjo seancë të jetë e hapur dhe publike që opinioni të jetë dëshmitarë për pyetjet e parashtruara po edhe përgjigjet e dhëna” – tha Petrovska.
Me komisioinin pwr mbuikqyrje tw punws sw ASK drejton deputeti I Frontit Europian Skemder Rexhepi. Klan Maqedoni nga burime tw saj mwson se kreu i këtij komisioni do ta pranojë iniciativën e LSDM-së dhe seanca do të thirret sa mw shpejtw qw wshtw e mundur .   

Lexo gjithashtu
Total
0
Share