Eurodeputeti shqiptar Fredi Beleri gjuhet me vezë dhe shishe kosi

Eurodeputeti Fredi Beleri është goditur me vezë nga një qytetar i cili e ka gjuajtur edhe me shishe kosi.

Beleri është pjesë e delegacionit që po viziton Shqipërinë, ndërsa incidenti ka ndodhur pasi ai dhe eurodeputetët e tjerë kanë dalë nga objekti i kryesisë së Kuvendit, ku janë takuar me grupet paralementare të mazhorancës dhe opozitës.

“Ky është liruar me procedura se duhet të ishte në burg”, tha para gazetarëve qytetari që goditi Belerin.

“Harroni 200 mijë shqiptarë që i kanë dëbuar nga Greqia sepse kanë shkelur kufirin për bukën e gojës. Kurse ky ka vrarë gjithë ata vetë dhe vjen këtu na imponohet me mbështetjen e europianëve”, shti ai.

Pasi nuk u mandatua si kryetar i Bashkisë Himarë, për shkak se u arrestua për korrupsion zgjedhor, Beleri u kandidua nga Greqia për në Parlamentin Europian, duke u bërë eurodeputet i shtetit fqinj.

Gjatë ditës pati një mister nëse ai u takua apo jo me kryeministrin Edi Rama, por kreu i delegacionit të eurodeputetëve që vizituan Shqipërinë të martën, Marco Tarquinio, konfirmoi për A2 CNN se Fredi Beleri nuk ka qenë pjesë e grupit që është takuar me Ramën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share