Ligji për Përfaqësim të Drejtë! Shaqiri: Nuk komentoj deklaratat e Minçevit – Toska: VLEN gaboi kur e shfuqizoi balancuesin

Deputeti i VLEN-it Rijad Shaqiri tha në Klan Debat se po punohet në Ligjin për Përfaqësim të drejtë.

Ai tha se nuk komenton deklaratat demantuese të ministrit Minçev se një grup i tillë punues nuk ekziston.

“Në kuadër të qeverisë po punohet pët Ligjin për Përfaqësim të drejtë. Ka pas takime, diskutime që ligji të jetë sa më gjithëpërfshirës. Nuk e kam degju deklaratën e ministrit Minçev sepse unë kur flas ju referohem qëndrimëve tona si koalicion. Në grupet punuese janë pjesë zëvendëskryeministrat tanë dhe ekspertë”, tha Shaqiri.

Deputetja nga BDI, Dijana Shaqiri tha se VLEN gaboi që largoi balancuesin, një ndër elementët që mbrontë përfaqësimin shqiptar në institucione.

“Minçev tha se nuk ka grup punues për këtë ligj, mirëpo VLEN gaboi edhe kur e largoi balancuesin në vend që të bëhet debat publik edhe me ekspertë. Keni largu elementet që mbrojnë shqiptarët në këtë shtet”, tha Toska. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share