Spektakël me 8 gola në “San Siro”, Interi dhe Juventusi ndajnë pikët në ndeshjen e sezonit të Serie A

Interi dhe Juventusi kanë dhuruar një spektakël të rrallë në “San Siro”, në duelin e mbyllur me shifrat 4-4 mes dy skuadrave që rivalizojnë për titullin kampion në Serinë A.

Sfida nisi e ndezur që në pjesën e parë, pasi Interi kaloi ne avantazh me penalltinë e ZIelinskit, por u përmbys nga golat e Vlahovicc dhe Ueah. Mkhitarian dhe penalltia e dytë e Zielinskit sollën përmbysjen zikaltër para fundit të pjesës së parë që u mbyll me shifrat 3-2.

Në fraksionin e dytë të lojës, Interi gjeti edhe golin e katërt me anë të Dumfirs dhe shpërdoroi disa mundësi për të pestin. Kur nuk shënon do ta pësosh dhe kjo u vërtetua më së miri pas morisë së rasteve të humbura, kur Jilldiz i futur nga pankina shënoi dy herë radhazi në portën e Zomër, për të vulosur një barazim spektakolar 4-4 mes dy skuadrave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share