Ligji për Gjuhët në Kushtetuese! Mickoski: Nuk flasim për Ligjin për Gjuhët, por vetëm për dy-tri dispozita!

Nuk flasim për Ligjin për Gjuhët, por për dy-tri dispozita të këtij ligji, për të cilat paraprakisht Komisioni I Venecias kishte dhënë mendim negativ – tha Kryeministri Mickoski I pyetur të komentojë Ligjin për Gjuhët I cili në dhjetor pritet të gjendet në Gjykatën Kushtetuese.

Mickoski për këtë ligj adresoi kritika për ish-Qeverinë e Zaevit, sic tha I inspiruar nga Ali Ahmeti, Bujar Osmani e tjerë vendosi të shkojë me forcë dhe nuk e dëgjoi Komisionin e Venecias.

“Është kusht konform metodologjisë së re të kornizës negociuese që shtë kërkuar personalisht nga Presidenti Macron. Tani, ose jemi për Evropë ose Jo! Unë I lus partitë politike, politikanët e përgjegjëshëm dhe të papërgjegjshëm që të mos bëjnë presione ndaj gjykatësve të Kushtetueses, të shohim se si do të vendosin. Kështu isht edhe rasti me “balancuesin”, tha Mickoski.

Paralajmërimi I Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, se do të zgjidhet kaosi me Ligjin për Gjuhët dhe “balancuesin” shkaktoi një sërë reagimesh në vend. Partitë shqiptare këto paralajmërime I vlerësuan se shqetësuese dhe si skenare të qëllimta të Qeverisë për provokime.

Ndryshe, në atmosferë tensionuese, Kuvendi I Maqedonisë në vitin 2018 miratoi Ligjin për Gjuhët. Me këtë lig parashihet që në të gjitha organet e pushtetit, sikurse institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, komisionet që bëjnë autorizime publike, gjuhë zyrtare përvec maqedonishtes që jetë edhe gjuha shqipe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share