Von Der Leyen arriti në Prishtinë! Kosova pritet të marrë mbi 880 milionë euro

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për pritjen që i është bërë sot në aeroportin e Prishtinës, shefes së Komisionit Evropian, Urusla Von Der Leyen.

Orav ka shkruar se vizita e Von Der Leyen do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën evropiane të Kosovës dhe rrugën drejt Planit të Rritjes të BE-së me 6 miliardë euro.

Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë se pritet që Kosovës të marrë diku mbi 880 milionë euro.

“Një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën e Kosovës në BE dhe Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së, me Kosovën që pritet të marrë mbi 880 milionë euro”, ka shkruar Orav.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share