Milaim Zeka këndon ezan në Big Brother, shprehet edhe kundër Feros për t’i pasur katër gra

Në fillim të spektaklit të sotëm (e premte), opinionisti Milaim Zeka kritikoi ashpër reperin Fero.

Ai theksoi se Fero erdhi për të dhënë këshilla banorëve, ndërsa shtoi se ka të drejtë të marrë katër gra, duke nënkuptuar një kontrast mes mesazheve të tij dhe vlerave tradicionale.

Përveç kësaj, Milaimi përmendi se disa hoxhallarë kanë reaguar ndaj prezantimit të “Big Brother”, duke e quajtur këtë format si haram.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai argumentoi se si mund të jetë haram diçka që nuk ka ekzistuar në kohën e Muhamedit dhe Jezu Krishtit.

Sipas tij, nëse “Big Brother” nuk ka qenë i pranishëm atëherë, si ka mundësu të jetë i ndaluar sot.

Këto komente shkaktuan debat të gjallë mes panelistëve dhe publikut, duke e bërë spektaklin edhe më interesant.

Milaim Zeka vazhdon të mbetet një zë i fortë në diskutimet mbi vlerat dhe normat shoqërore. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share