“Ups, harrova që s’kam burrë”, rikthehet Bleona, sjell këngën “Stani”

Thuaj “Bleona” me zë të lartë dhe ndje energjinë e saj shpërthyese që ndërthur muzikën me një frymë bashkëkohore dhe provokuese!

Me publikimin e këngës së saj më të re, “Stani”, Bleona Qereti ka ngritur edhe një herë zërin për të globalizuar muzikën shqiptare në mënyrën më unike të mundshme.

Kjo këngë, një ripërpunim i perlës kulturore shqiptare të shkruar nga Lasgush Poradeci për sopranon Tefta Tashko Koço, tregon vendosmërinë e Bleonës për të përçuar traditën e kombit tonë në skenën ndërkombëtare.

“Stani” nuk është thjesht një interpretim, por një rikthim që e sjell muzikën tonë më afër brezit të ri global. Duke shfaqur guximin dhe krenarinë e saj të njohur, Bleona vjen si një “Amazonë Moderne” që përmes këtij versioni rithemelon fuqinë e grave dhe karakterin e fortë të artistit shqiptar.

Videoklipi, frymëzuar nga mitologjia greke dhe Amazonat – gratë luftarake, të pamposhtura dhe krenare – është një vepër arti që pasqyron bukurinë vrastare dhe komandën absolute të një gruaje që sfidon normat e vendosura. Në klip, Bleona magjeps të gjithë, duke komanduar një tigër të brendshëm që simbolizon tërheqjen e saj të pakontrolluar dhe ndikon mbi çdo audiencë që e ndjek.

Në këtë udhëtim të saj, Bleona nuk është vetëm një artiste shqiptare që promovon kulturën tonë, por edhe e para që bashkëpunon ekskluzivisht me label-in amerikan Create Music Group, duke hapur rrugën për shpërndarjen e muzikës shqiptare në nivel ndërkombëtar.

Një arritje që shënon historinë e muzikës sonë dhe dëshmon se Stani është vetëm fillimi i një dekade të re për Bleonën, një dekadë që premton t’i sjellë muzikës shqiptare jehonë botërore.

Bleona vjen, si gjithmonë, një hap përpara dhe me një tjetër sukses, duke lënë pas një fjalë të vetme: Përpara!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share